Arrestohet shqiptari në Itali, ja çfarë i sekuestroi policia. Në makinë iu gjet …

521
Sigal

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur duke i shitur kokainë një tjetër personi.

Mediat fqinje shkruajnë se pas arrestimit mbrëmjen e së martës ndaj shqiptarit emri i të cilit nuk është bërë i ditur është marrë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Arrestimi

Mbrëmjen e së martës në zonat e Sestri Levante dhe Lavagna policia po kryente një kontroll normal të territorit, që synonte parandalimin e krimeve kundër trashëgimisë dhe trajtimit të drogës.

Në këtë moment ata panë dy burra me një qëndrim të dyshimtë. Njëri prej, pra italiani u pa duke i dhënë një sasi parash shqiptarit. Ky detaj e bëri policinë që t’i vihej pas. Ata I ndaluan dhe kontrolluan.

Sekustrimi

Italiani, një 58-vjeçar nga Tigullio, sapo kishte blerë rreth 10 gram kokainë duke i paguar shqiptarit 60 euro për gram, për një shumë totale prej 600 eurosh.

Ndërsa nga kontrolli ushtruar shqiptarit 36-vjeçar iu gjetën 2.450 euro para të gatshme, që besohet se janë rezultat i tregtimit të drogës.

Të fshehura mirë në makinën e shqiptarit u gjetën dhe sekuestruan tre zarfe të tjerë të mbyllur, që përmbanin rreth 8 gram kokainë.