Sigal

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 39 vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Pal Pepaj, banues në fshatin Grudë e Re, u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr. 443 të 30 majit të vitit 2017 e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Policia thotë se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.