Arrestohet 58 vjeçari në Hanin e Hotit, tentoi të trafikonte mallra kontrabandë

106
Sigal

Një 58 vjeçar ka rënë në prangat e policisë Shkodër pasi u kap me produkte kontrabandë në tentativë për ti futur ato në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në subjektin tregtar që administronte ky shtetas, ku kanë gjetur dhe sekuestruar produkte të tjera ushqimore, pa pullë fiskale.

Njoftimi i policisë:

Hani i Hotit, Shkodër

Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar produkte ushqimore.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Sekuestrohen produkte të ndryshme ushqimore.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Hani i Hotit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Ç. 58 vjeç, banues në lagjen Salo Halili, Shkodër

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në subjektin tregtar që administronte ky shtetas, ku kanë gjetur dhe sekuestruar produkte të tjera ushqimore, pa pullë fiskale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër u bë arrestimi i shtetasit A. Ç., për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.