Kavajë/ Arrestohet 56-vjeçari nën akuzën për vjedhje

651
Sigal

Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin:  XH. Ç.,56 vjeç, banues në Kavajë (i dënuar më parë për vjedhje).

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar të vjedhë banesën shtetases H. K.,banuese në Kavajë, por është konstatuar nga e zonja e banesës, e cila ka njoftuar menjëherë  policinë.

Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë në tentativë për tu larguar me biçikletë e shtetasit XH. Ç, pranë banesës në të cilën kishte hyrë për të vjedhur.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë.