Arrestohet 44 vjeçarja amerikane në Sarandë, ja çfarë i gjeti policia në banesën ku jetonte prej 3 vitesh

208
Sigal

Sarandë

Nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësinë Speciale Policore “Joint Shield”, si dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyra e Hetimeve Kriminale (DSS/OCI e Ambasadës Amerikane në Shqipëri), u bë arrestimi në flagrancë i shtetases K. G., 44 vjeçe, lindur në SHBA, banuese prej 3 vitesh në qytetin e Sarandës.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike ekstazi dhe një armë e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.