Arrestohet 39-vjeçari shqiptar, detyroi dy motrat të bëhen prōstituta.

305
Sigal

Një emigrant shqiptar, i cili detyroi dy motra ukrainase të bëhen prōstituta, u arrestua nga karabinierët në Qualiano.

Shqiptari 39-vjeçar, i skeduar në të kaluarën, kishte vjedhur pasaportën nga dy motrat dhe, duke i kërcënuar ato, i detyroi të bëheshin prōstituta në Circumvallazione dhe të merrte një pjesë të mirë të fitimeve.

Policia bllokoi shqiptarin jo larg vendit ku emigranti u takua me dy gratë për të mbledhur paratë dhe për t’i sjellë ato në shtëpi. Në xhep, ai kishte një pasaportë në emër të njërës prej dy vīktimave. Aktiviteti kishte nisur që prej qershorit të vitit të shkuar, duke përdorur dhūnë dhe kërcënime.

39-vjeçari u transferua në burgun e Poggioreale në pritje të gjykimit.