Armando Subashi: Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt zhvillimit të fshatit, ekonomisë dhe cilësisë së jetesës

110
Sigal

Kandidati i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka vijuar turin me takime me banorët. Kësaj here është ndalur në disa destinacione.

Subashi shkruan: “Me banorët e Portëzës, Portëzës së Vogël, Mbyetit, Plykut, Krapsit, Lalarit dhe Patosit Fshat nuk lamë pa përmendur gjithçka duhet dhe do të bëjmë bashkarisht në 4 vitet e ardhshme.

Modelin se si punojmë tashmë e kemi dhënë me punët e shumta që kemi bërë, por ato që do të realizojmë do të jenë edhe më shumë.

Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt zhvillimit të fshatit, ekonomisë dhe cilësisë së jetesës.