Armando Subashi: Hapësirat e gjelbërta po i kthehen qytetarëve

85
Sigal

Kryebashkiaku i zgjedhur i Fierit, Armando Subashi  ka shpalosur një nga projektet për krijimin e hapësirave të gjelbërta për çlodhjen e të gjithë grupmoshave.

Krijimi i hapësirave  të gjelbërta publike dhe lirimi i atyre që ishin zaptuar nga ndërtimet pa asnjë kriter, u pasua me sistemimin dhe kthimin e tyre në funksion të qytetarëve. E tillë është edhe sipërfaqja rreth Qendrës Multifunksionale Sportive, e cila shumë shpejt do të shndërrohet në një zonë rekreacioni, argëtimi dhe çlodhjeje për të gjitha grupmoshat. Puna vazhdon…!