Apartamenti u përfshi nga flakët, sillet në gjendje të rëndë në Tiranë gruaja që i shpëtoi zjarrit

201
Sigal

Zjarri përfshiu këtë mesdite një apartament në lagjen nr 2 të qytetit të Pogradecit. Siç u raportua edhe më herët flakët përfshinë kuzhinën e banesës, pas një pakujdesie të zonjës së shtëpisë që kish lënë sobën ndezur.

Edhe pse gruaja u raportua pa lëndime në momentin e parë mësohet se gjatë orëve të fundit ajo është transportuar drejt Tiranës, pasi gjendja e saj është rënduar për shkak të asfiksimit nga tymrat.Gruaja ka pësuar rëndim të gjendjes shëndetësore, për këtë arsye mjekët e Pogradecit e kanë parë të arsyeshme ta sjellin në spitalin e Traumës.