Vlorë/ Dhunonte psikologjikisht bashkëjetuesen, arrestohet

513
Sigal

Policia Vlorë ka ndaluar një person i cili ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Sipas raportimeve policia bëri të mundur arrestimin e S.H., 33 vjeç, banues në Vlorë pasi ky I fundit përveç dhunës psikologjike edhe përndiqte shtetasen L.A.

Pas hetimeve, Prokuroria ka akuzuar S.H. për veprën penale ”Dhuna në familje” dhe ”Përndjekja”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia ka ndaluar shtetasin S.H., 33 vjeç, banues në Vlorë.

U bë ndalimi tij pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar psikologjikisht dhe ka përndjekur ish bashkëjetuesen e tij shtetasen L.A..

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprat penale ” Dhuna në familje dhe ”Përndjekja”.