Shpërthen ngrohësja në lokal, plagosen 3 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Në një lokal në qytetin e Gramshit ka shpërthyer një ngrohëse, ku për pasojë u lënduan 3 persona.

Sigal

Të tre personat janë dërguar në spitalin e QSUT-së në repartin e djegie plastikës.

Është raportuar se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga policia në lidhje me ngjarjen e rëndë.