LSI kërkon pamjet filmike të kamerave të qendrave të votimit në rang vendi

211
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon KQZ-së pamjet filmike të kamerave të qendrave të votimit në rang vendi.

Po ashtu, LSI kërkon dhe kopje të materialit elektronik në të gjithë vendin.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po festonte dje fitoren në sheshin “Skënderbej”, ishte edhe Partia Demokratike qe kërkoi pamjet filmike nga KQZ për të gjitha KZAZ-së.

Po ashtu, Partia Demokratike ka kërkuar edhe të dhënat e prodhuara nga pajisja e identifikimit biometrik për votuesit dhe të dhënat e kryqëzuara.

Ka qenë përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ai që e ka dërguar këtë kërkesë pak minuta më parë në KQZ. Ndërkohë, bëhet me dije se KQZ nuk i ka ka këto të dhëna, pasi kryqëzimi i të dhënave nga pajisjet e identifikimit biometrik do të nisin në fundjavë dhe nuk ka persona të trajnuar për këtë proces.

Ndërsa USB-të që kanë qenë në KZAZ do të futen në sistem.

Po ashtu, mësohet se edhe prokuroria ka nisur kërkesa drejt KQZ-së për pamjet filmike, nisur nga shumë denoncimi nga partitë politike dhe kandidatët e pavarur.