Aparatet për covid, të prishura

Fakte të reja për tenderin 5.5 mln. euro në QSUT. Kompania e respiratorëve që dështoi në realizimin e kontratës, kishte si eksperienc vendosjen e antenave  televizive

Fakte të reja për tenderin e mirëmbajtjes së aparaturave prej 5.5 milion euro

NOA

Megjithëse jemi në emergjencën e kovidit, 4 aparatet e radiologjisë që nuk janë vendosur në kontratën e mirëmbajtjes prej 5.5 milion euro dhe Joti nuk ka shpenzuar në 3 vitet e fundit asnjë lekë për ti rregulluar ato…

Duke parë numrat në kufijtë e të pabesueshmes për tenderin e mirëmbajtjes të QSUT-së gazetarët tanë investigativ hulumtuan në listën e aparateve që sipas Jotit duhet të bëhet mirëmbajtja. Duke u konsultuar edhe me specialist të fushës, na del që enti prokurues I QSU Nënë Tereza, ka tentuar të bëjë një listë të gjatë por me aparatura të cilat kushtojnë shumë pak (si rrjedhojë, edhe pjesët e këmbimit kushtojnë shumë pak). Prandaj lista është mbushur me aparate si: Monitorë, shiringa elektrike, pompa volumetrike, aspiratorë, defibrilatorë etj…

A nuk u veprua kështu në kontratën e parealizuar për respiratorët e Covid-it, ku firma e cila vendoste vetëm antena televizive, kishte vetëm eksperienca në QSUT, që nga koha kur kishte ardhur Joti drejtor ….?!

Është e çuditshme llogjika e Jotit që fut në listë mirëmbajtje aparatura radiologjie salle kirurgjikale ose të lëvizshme (grafi në shtrat) që bëjnë 1 ekzaminim në javë dhe nuk vendos aparatet standarte të radiologjisë që bëjnë 30-40 ekzaminime në ditë dhe që nuk punojnë. Duam të kujtojmë se grafia ose skopia e një pacienti është tek 7 analizat e rutinës që ai duhet të bëjë, në bazë të protokolleve të të gjithë botës, por siç duket, meqë aparatet nuk punojnë, në QSUT nuk zbatohen as protokollet elementare. Tentativat e Jotit, për ta bërë firmën fituese që të shpenzojë sa më pak para, në një kohë që fondi limit është i lartë, duket edhe në faktin që në listë janë vendosur edhe aparate që asnjëherë nuk i është bërë mirëmbajtje, si: Tavolina Operacioni, Llamba Operacioni etj…. E çfarë mirëmbajtje mund ti bësh një tavoline ose një llambe operacioni???

Bile, Joti ka bërë një seleksionim lege artis për të favorizuar fituesin në mënyrë që ai të mos shpenzoj shumë lekë. Të gjithë aparatet me peshë specifike të lartë si në çmim dhe që përdoren shumë, Joti nuk i ka vendosur në listën e mirëmbajtjes. Kështu p.sh. megjithëse jemi në emergjencën e kovidit, aparatet e radiologjisë nuk janë vendosur në kontratë mirëmbajtje. Dy nga këta aparate nuk punojnë fare, ndërsa dy të tjerat punojnë me defekte. Këto 4 aparate jo vetëm që nuk janë vendosur në kontratën e mirëmbajtjes prej 5.5 milion euro dhe Joti nuk ka shpenzuar në 3 vitet e fundit asnjë lekë për ti rregulluar ato. Siç duket, ky lloj i vetëquajturi “menaxher”, do të zëvendësojë këto aparate me të reja dhe ti paraqesë ato si të parregullueshme, megjithëse kompanitë prodhuese sigurojnë mirëmbajtje të plotë dhe ai i ka ofertat për rregullimin e tyre prej kohësh në tavolinë. Deduktohet që edhe një klauzolë e ‘çmendur’ që Joti ka vënë në tender që “kompania e huaj të propozojë aparatet që duhet të ndërrohen, këtu e ka zanafillën”. Ai do një zë pseudo të besueshëm (në këtë rast austriak) që të caktojë ato aparate që do ai të zëvendësohen , duke harruar që kompanitë prodhuese deklarojnë vetë kur një aparat është “End of life”, pra nuk sigurojnë më pjesë këmbimi dhe nuk ka asnjë nevojë për kompani që nuk kanë asnjë lloj lidhje me prodhimin e këtyre aparateve. Siç duket, Joti ka dashur të heq dhe të blejë ato aparate që atij do i interesonin në logon “ ka thënë Austriaku, nuk kemi ç’të bëjmë”. A nuk u veprua kështu në kontratën e parealizuar për respiratorët e Covid-it, ku firma e cila vendoste vetëm antena televizive, kishte vetëm eksperienca në QSUT, që nga koha kur kishte ardhur Enkel Joti drejtor ?! Kuptohet qartë pse Joti ka hequr aparate të rëndësishme nga lista dhe e ka revizionuar me këto lloj aparatesh listën e re të mirëmbajtjes në QSUT.