Ani Dyrmishi: Prioritet, evidentimi i problemeve, shërbimi korrekt dhe goditja e korrupsionit

646
Sigal

Flet Ani Dyrmishi, Drejtor i Zyrës
Vendore së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës: I kemi bërë bllokazh
korrupsionit

 

“E nisëm me evidentimin dhe zgjidhjen e problemeve,
primare ligjshmëria dhe korrektësia në shërbime”

 

Bisedoi Artur AJAZI

 

Në një intervistë për “Telegraf”, zoti Avni Dyrmishi,
Drejtor i Zyrës Vendore së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) Durrës,
zoti Ani Dyrmishi, ka renditur disa prej problematikave, por edhe ndryshimeve
që kanë ndodhur në hipotekën që ai drejton, duke theksuar faktin, se kërkesat e
çdo qytetari, shqyrtohen në kohë rekord prej shërbimeve që bëhen në zyrën
tonë”, shërbim të cilin, siç shprehet drejtori Dyrmishi, stafi drejtues dhe
specialistët e çdo sektori, kanë nisur ta ofrojnë me përgjegjshmëri

 

Zoti Dyrmishi jeni prej një viti në krye të ZRPP Durrës,
cilat kanë qenë disa prej problemeve me të cilat jeni ndeshur përgjatë  vitit 2016 dhe cila ka qenë zgjidhja e tyre?

 

– Problematikat në lidhje me trajtimin e kërkesave të qytetarëve për
regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe pajisjen me certifikatën e pronësisë
përkatëse në Zyrat vendore të Regjistrimit 
të Pasurive, në të gjithë vendin jo vetëm në ZVRPP Durrës, janë të
shumta. Kjo vlen si  rezultat i rëndësisë
që ka prona (pasuria e paluajtshme) për çdo individ, pronar apo subjekt,
shoqëri etj. Problematikat më të shumta dhe që ne jemi munduar ti japim
zgjidhje, por edhe shërbim të shpejtë dhe korrekt çdo aplikuesi pranë
institucionit tonë kanë qenë  dhe kanë
konsistuar në çështjet e mbivendosjeve të pasurive, mungesa e dokumentacionit
ligjor për fitimin e pronësisë , mungesa e titujve te pronësisë, problematika
të ndryshme të konstatuara pas përfundimit të Afishimit Publik të Pasurive të
Paluajtshme të Zonave të ndryshme Kadastrale për Zonën Urbane (Qytet) dhe Zonën
Rurale (Fshat).

 

Dihet që Durrësi ka pasur dhe ka probleme me pronat,
mbivendosjet dhe probleme të tjera që kanë krijuar konflikte të mëdha mes
personave apo edhe mes familjarëve si keni vepruar, gjithashtu duam të dimë,
cila është marrëdhënia juaj me ALUIZNI Durrës ?

 

– Problematika e krijuar nga mbivendosja e titujve të pronësisë, gjithashtu
është një  nga çështjet që i kushtohet
shumë rëndësi për sa i përket trajtimit 
ligjor nga ana e Zyrës së Regjistrimit 
të Pasurive të Paluajtshme, dhe 
përcjelljen e informacionit  të
saktë qytetarëve aplikues në lidhje me zgjidhjen  ligjore 
të  “Mbivendosjes”. Bazuar në
Ligjin 33/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, Udhëzime
të Kryregjistruesit, Zyra e Regjistrimit  pasi trajton 
në kohë   dokumentacionin tekniko–ligjor
dhe  konstaton “Mbivendosjen e titujve të
Pasurisë”  kryen njoftimet  përkatëse subjekteve të interesua se për
zgjidhjen e mbivendosjes, palët duhet të drejtohen pranë organeve  gjyqësore, për zgjidhjen ligjore të çështjes
bazuar në Vendimin nr. 17 datë 23.04.2010, të Gjykatës Kushtetuese të R. SH ku
është vendosur :“…Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të
paragrafit  të dytë dhe të tretë, të
nenit 10 dhe të paragrafit të dytë të nenit 39/a të ligjit nr 7843 datë
13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të shtuar me ligjin
nr. 9701, datë 02.07.2007 “Për disa shtesa e ndryshime në Ligjin nr. 7843 datë
13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. “Shfuqizimin si të papajtueshëm
me Kushtetutën të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 4 datë 21.11.2007
“Për miratimin e procedurës së fshirjes së regjistrimeve të kryera në
kundërshtim me ligjin dhe të atyre, që krijojnë mbivendosje, në Zyrën e
Regjistrimit  të Pasurive të
Paluajtshme”. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të R.SH, që është  botuar në Fletoren  Zyrtare nr. 56 datë 13.05.2010, ka fuqi  prapavepruese, sipas nenit  76, pika 2, të ligjit  8577, datë 10.02.2000 “ Për Organizimin  dhe Funksionimin e  Gjykatës Kushtetuese në R. Sh”. Sa me lart
organi kompetent për zgjidhjen e “Mbivendosjes Pasurive” është vetëm gjykata,
ndaj dhe në raste  të konstatimit të
fenomenit të  mbivendosjes, palët e
interesuara  njoftohen shkresërisht nga
Zyra e Regjistrimit  për sipërfaqen  e mbivendosur, dokumentacionin e fitimit të pronësisë
të pasurive, të cilat  krijojnë
mbivendosje dhe orientohen të ndjekin rrugën ligjore, të zgjidhjes së
problematikës së konstatuar në Gjykatë. Marrëdhëniet  ndërinstitucionale me Drejtorinë e ALUIZNIT
Durrës janë në një nivel të shkëlqyer bashkëpunimi, në të mirë të qytetarëve
dhe ecurisë punës. Bazuar në vendimet  e
qeverisë, “Qarkore dhe Udhëzime të Ndryshme” të nënshkruara nga drejtuesit qendrorë
të 2 institucioneve por edhe me një frymë të kënaqshme bashkëpunimi, ZVRPP
Durrës dhe ALUIZNI Durrës ndërveprojnë ndërmjet tyre për të bërë të mundur
trajtimin në kohë rekord  të kërkesave të
qytetarëve për pajisjen me Lejen e Legalizimit dhe regjistrimin e tyre pranë
ZVRPP Durrës.

 

Vendimet e gjykatave kanë qenë gjithmonë “molla e
sherrit” për shumë qytetarë lidhur me ndarjen e pronave apo trashëgimitë, cili
është mendimi apo vlerësimi juaj?

 

– Bazuar në Ligjin 33/2012″ Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”
zbatimi dhe regjistrimi i vendimeve gjyqësore nga Zyrat e Regjistrimit  të Pasurive të Paluajtshme, është një parim i
rëndësishëm dhe detyrim ligjor i kësaj 
zyre. Por ka pasur  raste në të
cilat  janë hasur problematika të
ndryshme, të krijuara nga vendimet e gjykatave të përcjella për regjistrim në
ZVRPP Durrës, ndaj dhe për këtë arsye bazuar në Udhëzimin Nr. 2 datë 12.09.2012
të Këshillit të Ministrave, në rastet e regjistrimit  të vendimeve të gjykatës punonjësit e Zyrës
së Regjistrimit verifikojnë elementet e formës dhe të përmbajtjes së vendimit
gjyqësor. Pothuajse në shumicën e rasteve vetë ZVRPP Durrës është palë e tretë
në gjykim duke i relatuar gjykatës të gjithë 
informacionin e nevojshëm në lidhje me dokumentacionin ligjor të
pasurisë objekt gjykimi, problematikën e pasurisë  si objekt gjykimi, gjendjen juridike aktuale
të saj.

 

Si keni vepruar në rastet e zbulimit apo denoncimit nga
vetë qytetarët të korrupsionit, keni pasur raste në drejtorinë tuaj dhe cilat
kanë qenë masat antikorrupsion të marra nga ju?

 

– Fenomeni i korrupsionit në përgjithësi në administratën publike dhe masat
e forta kundër tij është prej kohësh në target 
të çdo drejtuesi institucioni. Në raste të konstatimit të këtij
fenomeni, masat e marra janë tejet të rrepta. Për më tepër për ta luftuar fort
korrupsionin dhe për t’i dhënë Zyrës së Regjistrimit  imazhin e një institucioni që jo vetëm është
në shërbim të qytetarëve  për trajtimin e
kërkesave të tyre për regjistrimin e pasurisë, por edhe t’i krijojë hapësirën e
duhur për denoncimin e çdo akti korruptiv në dëm të tyre dhe të zyrës. Trajtimi
në afat  i kërkesave për regjistrim,
aplikimi në sportelet e Zyrës së Regjistrimit, i gjithi ky një proces i
monitoruar dhe transparent për publikun, trajtimi i kërkesave dhe ankesave me
shkrim të qytetarëve me precedencë si dhe komunikimi i qytetarëve për
problematikat e tyre me drejtpërdrejt  me
drejtuesit e ZVRPP Durrës janë  masa produktive
dhe efiçente për luftën e fortë kundër 
korrupsionit në administratë. Unë deklaroj me bindje se me masat e marra
për ZVRPP Durrës, fjala “korrupsion” është kthyer si një fjalë e huaj, falë
masave dhe përsosmërisë stafit tonë.

 

Cilat kanë qenë ndryshimet që mendoni se kanë ardhur nga
përsosja e ligjshmërisë apo edhe praktikave pozitive të aplikuara nga ju dhe
stafi juaj në punën e përditshme në sportelet e zyrës suaj?

 

– Puna e përditshme në ZVRPP Durrës, has një sërë vështirësish, por me
implementimin e sistemit  digjital  të pasurive, sistemin online të aplikimeve  pranë
sporteleve tona, hartat digjitale dhe sidomos hedhjen e të dhënave në
regjistrin  digjital elektronik, të
gjitha këto janë një  risi, të cilat e
çojnë përpara  procesin e
regjistrimit  të pasurive. Gjithashtu
objektivi  ynë është trajtimi në afat i
të gjithë kërkesave për regjistrim dhe pajisja e qytetarëve me certifikatën  e pronësisë 
bazuar në dokumentacionin tekniko-ligjor 
të fitimit të pronësisë. Gjithashtu objektiv shumë i rëndësishëm është edhe
procesi në vijueshmëri i skanimit të të gjithë dokumentacionit të
përcjellë  për regjistrim, i cili përveç
se manualisht i arkivuar tashmë, është edhe në regjistrin  elektronik 
të të dhënave. Në procesin e legalizimit 
Zyra e Regjistrimit ka një rol të rëndësishëm, pasi  regjistron një numër shumë të madh të lejeve
e legalizimit duke pajisur qytetarët me certifikatën e pronësisë për objektin e
legalizuar. Pra është hallka përfundimtare e procesit të legalizimit, e
cila  finalizon këtë proces.