Anglia po paguan shqiptarët nga 1500 paund që të kthehen në Shqipëri

115
Sigal

Qeveria britanike është duke paguar masivisht shqiptarët e dënuar në burgjet angleze që të kthehen në Shqipëri. Lajmin e ka bërë publik BBC, sipas të cilës mijëra të dënuar shqiptarë po deportohen në Shqipëri kundrejt pagesës 1500 paund secili. Deportimet drejt Shqipërisë janë rritur ndjeshëm që kur qeveria britanike dhe ajo shqiptare nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në dhjetorin e vitit të kaluar.“Qeveria britanike thotë se më shumë se 1 mijë shqiptarë janë deportuar.