Angazhimi i Ushtrisë në ruajtjen e Aeroportit të Rinasit

549
Sigal

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, ditën e djeshme më datë 10.04.2019, kanë bërë faktike veprimin dhe deklarimin publik se perimetri i jashtëm i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, do të merret në mbrojtje nga Forcat Ushtarake të Shtetit Shqiptar.

Ky veprim i qeverisë Shqiptare nuk gjen mbështetje Kushtetuese dhe ligjore dhe përpara se ai të kryhet duhet të ekzistojnë kushtet dhe rrethanat të tilla që e bëjnë të domodoshme sipas ligjit ndërmarrjen e kësaj mase, por njëkohësisht kërkon edhe marrjen një sërë vendimesh përpara se të realizohet në praktikë përdorimi i Forcave Ushtarake.

Referuar nenit 169 të Kushtetutës së Repuiblikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.

Në nenin 170 të Kushtetutës, parashikohet  shprehimisht se :

  1. Masat e jashtëzakonshme mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe zgjatin për aq kohë sa vazhdojnë këto gjendje.
  1. Parimet e veprimtarisë së organeve publike dhe shkalla e kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë gjithë periudhës së ekzistencës së gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, përcaktohen me ligj.
  1. Ligji duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe mënyrën e kompensimit të humbjeve që vijnë si rezultat i kufizimit të të drejtave dhe lirive gjatë marrjes së masave të jashtëzakonshme.
  1. Aktet që ndërmerren si pasojë e marrjes së masave të jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të kushteve për funksionimin normal të shtetit.
  1. Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme.
  1. Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen masat e jashtëzakonshme.

Ndërkohë në nenin 173 të Kushtetutës, parashikohet se:

  1. Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.
  1. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin.
  1. Zgjatja e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet vetëm me pëlqim të Kuvendit çdo 30 ditë, për një periudhë jo më shumë se 90 ditë

Referuar fakteve të bëra publike që në Aeroportin e Rinasit ka ndodhur së fundmi një Grabitje e një shume të konsiderueshme parash të Bankave të në Nivelit të Dytë, ky aktivitet kriminal, që përbën realizimin e veprave penale të vjedhjes nën kërcënimin e armës, nuk përbën shkak ligjor për :

  • Të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ;

 

  • Si dhe nuk përbën shkak për të shpallur as gjendjen e fatkeqësisë natyreore.

 

Pasi në asnjë rrethanë nuk jemi përpara një situate të tillë të përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligji.

Kuvendi i Republikës së Shqiëprisë referuar asaj që ka ndodhur nuk është investuar apo nuk mund të investohet për të shpallur me vendim këtë lloj gjendjeje dhe në këtë mënyrë dhe autorizimi faktik i Forcave Ushtakare për të marrë në ruajtje territorin e jashtëm të Aeroportit të Rinasi  është krejtësisht i pajustifikuar.

Nëse Këshilli i Ministrave, Kryeministri, Ministri I Mbrojtjes kanë një informacion tjetër sekret për sulme të tjera, apo rrezik të një natyre të vecantë dhe permanent që po i kanoset Republikës së Shqiëprisë në këtë pjesë të territorit, atëherë mënjëherë ky informacion duhet të shpërndahet dhe të diktohet menjëherë më institucionet ëprgjegjëse përfshi Kreun e Shtetit.

Nëse jo, të gjitha deklarimet e deritanishme, apo veprimet që janë ndërmarrë, konsiderohet antikushtetuese dhe antiligjore dhe tregojnë shenja të larta papërgjegjshmërie dhe profile të ulët të menaxhimit të Forcave Ushtarake nga autoritetet drejtuese që e zotërojnë këtë pushtet në kohë paqe.

Ndërkohe në ligjin për Autoritetet dhe Pushteteve të Drejtimit të Forcave të Arkatosura, zbërthehet në detaje shkaqet dhe procedurat se si dhe kur përdoren FA në një pjesë të territorit të vendit.

Konkretisht nënenin 22 të ligjit parashikohet se:

  1. Gjendja e jashtëzakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
  1. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim të Kuvendit, pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, mund të ndërhyjnë për rivendosjen e rendit, vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë.
  2. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri është drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e Forcave të Armatosura, përmes hierarkisë së drejtimit e të komandimit.
  1. Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri i raporton Kuvendit për përdorimin e Forcave të Armatosura gjatë kësaj periudhe.
  2. Veprimet, që ndërmerren nga Forcat e Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të funksionimit normal të shtetit.

Niksur edhe nga sa parashikohet në ligjin më sipër, rezulton se përdorimi faktik i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiëprisë, në rastin konkret është një veprim :

  • Antikushtetutes ;

 

  • Nuk gjen mbështetje në Kushtetutë dhe në Ligj;

 

  • Gjëndja që e ka diktuar këtë veprim të qeverisë, nuk hyn në sferën e atyre rrethanave dhe fakteve të parashikuara në ligj që diktojnë domosdoshmërinë e ndërmarrjes së këtij vendimi.

 

Qeveria duhet të bëjë publike se me cfarë akti dhe vendimarrje janë angazhuar Forcat Ushtarake në këtë çështje, si dhe aktin përkatës ku deklarohet paaftësia e Forcave të Rendit Publik për të realizuar misionin e tyre në këtë pjesë të territorit.