Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialist ajo u shpall fituese. Andi Seferi nënkryetari i Bashkisë Tiranë ka uruar Finon për detyrën e re duke u shprehur se në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak të Tiranës u miratuan vendime në mbështetje të punëve që Bashkia Tiranë po i çon përpara, në shërbim të qytetarëve dhe të Tiranës tonë.Urime Kryetares së re të Keshillit Bashkiak Megi Fino.#TiranaVetëmPërpara.