Analizë nga Eduard Halimi: 10 pyetje për Kutinë e Pandorës 193.4 mln euro të AKSHI-t

201
Sigal

Milionat e shpenzuara nga AKSHI për platformën e-Albania me të shtrenjtat në botë. Sulm Kibernetik apo telenovela e ” rilindase ” me “armikun e padukshëm”, përballë transparencës zero të qeverisë?! Vendi në intubim nga spitalet, doganat, tatimet, bujqësia, pasaportat, gjobat, tenderat e fshehtë, të dhënat personale, bankare, pronat, pasuritë, tokat në bregdet, e deri tek vetë qeveria janë në kolaps. Ja milionat e oligarkëve me PPP dhe tendera të drejtpërdrejtë që do u fshihen organeve të hetimit. 4 nga 17 kompanitë e qeverisë kanë marrë 79% të tenderave në Shqipëri. 5 pyetje të thjeshta për qeverinë për milionat e tenderave dhe 5 pyetje speciale për AKSHI, mbi sigurinë që nga “padija” ka lënë hapur “dritaren” që shkatërroi Sigurinë Kombëtare dhe Financat e shqiptarëve.

Këtë skandal e ka komentuar edhe Avokati Eduard Halimi: 1 Maj 2022, qeveria: shërbimet do të jenë online nëpërmjet platformës e-Albania.

20 korrik 2022, prej 4 ditësh i gjithë sistemi ka rënë, është në kolaps! Nga spitalet, doganet tatimet e deri tek Qeveria. Sherbimet nuk funksionojne, por nuk jam inqartë nëse vetem shërbimet apo dhe të dhënat janë prekur. Dëmi i shkaktuar, i jashtëzakonshëm. (Nuk flas per demet e bujqesise digitale imagjinare)

Trasparencë zero mbi atë që po ndodh.

Vlera e prokurimeve 2014-2022 të AKSHI-t ka paguar 193.4 milionë euro, për maximum 1.5 mln user

193.4 mln Euro

45.2 mln euro me kontrata sekrete

136 tendera publike (jo sekrete) me vlere 148.2 mln euro!

Nga 136 procedura, 107 tendera ose 79% te fondeve i kane fituar 4 kompani!

193.4 mln eur për rreth 750.000 user aktive max= 256.600 euro për çdo user, që është ekstremisht më e lartë edhe për sistemet në vendet nordike!

Duke qenë se unë dhe ekipi im, kemi eksperiencë në LegalTech dhe Cybersecurity u munduam të kuptonin se çfarë po ndodh, por askush nuk jep informacione. Ndaj morrëm informacion mbi kostot për të treguar se mqse kemi paguar kaq shumë duhej të kishim super sisteme të mbrojtura dhe super cilësi. Pa prekur sigurinë dhe betejat me “armiqtë e padukshëm” le të mundohemi të qartësojmë qytetarët me disa pyetje publike ligjore dhe teknike sot e me të tjera nesër:

5 Pyetje të thjeshta!

  1. A është e vertetë se kemi paguar 193.4 mln eur për sistemet digitale?
  2. A është e vertetë se 4 kompani nga 17 kanë fituar 79% të tenderave?
  3. A janë edhe këto 4 që kanë fituar tenderat sekrete me vlerë 45 mln eur ?
  4. A ka lidhje Microsoft i përmendur nga qeveria dhe a ka AKSHI sisteme Azure Cloud të Microsoft? Përgjigjie: Microsoft nuk ka lidhje në këtë histori të AKSHI-it. Nëse do të ishte shërbimi në Microsoft Azure Cloud do të ishte rasti në fjalë, por serverat e AKSHI-it nuk janë në Cloud, por janë të vendosur në Shqipëri.
  5. “Jones Group International” ka ekspertizë në “Sigurinë Kombëtare”, “Energji”, “Politikë të Jashtme”, “Leadership” apo për cybersecurity?

5 pyetje specifike!

Nëse kemi paguar 193.4 mln eur për këto sisteme, 5 pyetje te tjera specifike:

  1. A ka pasur vetëm sulme të llojit dDos apo dhe akses në të dhënat e shërbimeve publike?
  2. A ka AKSHI mbrojtje në nivele rrjeti si fireëall, intrusion detection etj., për përballimin dhe izolimin e sulmeve dDos?
  3. A i ka AKSHI shërbimet publike online me teknologji mbrojtjeje në nivelin e aplikacioneve nga sulmi i IP-ve burim?
  4. A ka AKSHI një plan mbrojtje dhe procedura nga sulmet dDos?
  5. A ka AKSHI qendër monitoruese dhe instrumente monitoruese/lajmëruese për sulme dDos?