Analiza/ Gëzim Zilja: Pyetja milionëshe që s’iu bë zyrtarëve për termocentralet në Vlorë, ku shqiptarët paguajnë 94 mijë euro në ditë e nuk prodhohet energji

39
Sigal

Ndoqa me vëmendje intervistën e KM-së me gazetarët. Tjetër pyesnin ata e tjetër përgjigjesh ai. Bëri filozofin, garipin, të gjithëditurin, politikanin global, të zgjuarin, megallomanin dhe të papërgjegjshmin. Megjithëse numri i qeveritarëve të burgosur e të arrestuar shtohet çdo ditë ai e tha hapur: -Nuk ndjej asnjë përgjegjësi madje as morale. Por tjetër gjë dua të them. Ajo që të bën përshtypje dhe ta “heq trurin” është se asnjë nga gazetarët nuk e pyeti për termocentralet lundrues të ardhur nga Bangladeshi e të instaluar në Vlorë një vit më parë. Dihet botërisht tashmë se shqipot paguajnë rregullisht 94 mijë euro në ditë dy shoqërive: asaj amerikanë për prodhimin e energjisë elektrike dhe asaj italiane për mirëmbajtje dhe shërbime të tjera. Në 9 shtator mbushet një vit nga ardhja e këtyre hekurishteve dhe energji elektrike nuk është prodhuar ende. Sasia e parave të paguara nga buxheti i shtetit deri tani llogaritet 28 deri në 30 milionë euro. Duket si përrallë, por është e vërtetë. Nëse te inceneratorët mblidhen plehrat, por nuk digjen e nuk prodhohet energji. Në rastin e Vlorës pagesat bëhen pa kryer kurrfarë pune!? Si nuk u bë një pyetje për vjedhjen më të madhe, ku paratë në bazë të kontratës jepen pa prodhuar kurrgjë? Si mund të ndodhë kjo me gazetarët të zgjedhur? Është thjeshtë harresë? Opozita nga ana tjetër gjithçka kritikon e demaskon po këtë punën e termocentraleve nuk e zë në gojë. Mund të jetë dhe rastësi, por të japësh para fare falas i kalon të gjitha korrupsionet.