Jakup B. GJOÇA
Në një aktivitet me temë “Për një Shqipëri pa kanabis”, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigji Soreca, ish-prokurori i Antimafies italiane, deklaroi se në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabis, rezultatet janë mbresëlënëse. Ato, gjithashtu, tregojnë një reduktim të ndjeshëm të kanabisit të kapur nga Italia si vend fqinj. Ndërkohë, që shtetet e tjera evropiane, Shtetet anëtare theksuan nevojën kritike për të dhënë rezultate të mëtejshme konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Ndërsa, si për ironi të lëvdatave të ambasadorit Soreca, Antimafia Italiane, (ish-institucioni i Soreca) raporton në parlamentin italian raportin e 2018, se “Trafiku i lëndëve narkotike mbetet aktiviteti kryesor i krimit të organizuar shqiptar në Itali. Antimafia italiane i cilëson shqiptarët si ekspertë për transportimin përmes detit me anë të mjeteve të fuqishme lundruese të sasive të mëdha marijuane që më pas shpërndahet në të gjitha rajonet italiane e, sidomos në Puglia” Atëherë, pyesim ambasadorin Soreca:
- Ku i shikon ai rezultatet e shkëlqyera të luftës kundër krimit dhe kundër trafikimit të kanabis në Shqipëri?
- A informohet tani Soreca për tonelatat e kanabis të trafikantëve shqiptarë që kapen nga policia Italiane apo tonelatat që kapen thuajse përditë në kufirin shqiptaro-greko?
- Çfarë e ka detyruar Luigi Soreca, që të mos shikojë ato që shikon Antimafia Italiane dhe shtetet e BE-së në Shqipëri, për rritjen e krimit të organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të kanabis?
- Mos vallë, edhe ambasadori Soreca është infektuar nga virusi “Vllahutin”?!
Në qershor 2018 vetë vendet e BE-së, nuk besuan raportet e Vllahutin për “sukseset” e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës, derisa nuk hapën negociatat me Shqipërinë, pikërisht, për këto probleme. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca duke i bërë fresk “sukseseve” imagjinare të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës, na kujton Vllahutinin. Thua, se historia përsëritet…