AMA, mazhoranca publikon dy kandidatët, të enjten në Kuvend

453
Sigal

TIRANE – Komisioni i Medias ka bërë publikë sot dy emrat e mazhorancës për vendet vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA). Kështu pas një sërë mbledhjesh të këtij komisioni ku janë përjashtuar me radhë emrat e kandidatëve për anëtarë të AMA, mazhoranca ka bërë publik emrat e Gledis Gjipalit dhe Pirro Misha të cilët pritet të kalojnë për votim në Kuvend këtë të enjte.

Edhe në mbledhjen e sotme, opozita vijon bojkotin e saj pavarësisht thirrjeve, nga mazhoranca. Në mbledhjen e sotme anëtarët e mazhorancës kanë përjashtuar Alfred Lelën, nga emrat për vendet vakante në AMA. Nënkryetari i Komisionit, Alfred Peza, i ka bërë sërish thirrje përfaqësuesve të opozitës, që të vijnë në komision, për t’i dhënë fund ngërçit në AMA.

Prej disa mbledhjes, Komisioni i Medias ka nisur procedurën e përzgjedhjes së emrave për 4 vendet vakante në AMA, ndërsa i është përsëritur thirrja për pjesëmarrje në proces edhe opozitës, madje edhe me anë të një letre zyrtare nga ana e mazhorancës. Megjithatë pavarësisht thirrjeve, opozita ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij procesi, dhe vijon bojkotin e saj parlamentar prej disa muajsh tashmë.