Alpinistët serbë u bllokuan në Theth, dy helikopterë u vijnë në ndihmë

95
Sigal

Efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterë kanë transportuar 4 alpinistët serb të cilët gjatë kalimit nga Valbona në Theth kanë rrëshqitur, duke marrë lëndime në trup.

Një prej të plagosurve është transportuar drejt SQUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq 3 të tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Forcave Ajrore në Facebook:

Efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135 kanë transportuar me sukses 4 alpinistët serb të cilët gjatë kalimit nga Valbona në Theth kanë rrëshkitur, duke marrë lëndime në trup. Një prej të plagosurve është transportuar drejt SQUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 3 të tjerët fatmirësisht pa lëndime!