Ish-presidenti Moisiu, deklaroi se: Administrata është e shenjtë dhe pasuri kombëtare. Administrate, e vendosur në mënyrë klienteliste ose militantiste, nuk mund të sigurojnë një menaxhim të qëndrueshëm efektiv. Ministra 40 vjeç me këshillar 25 vjeç nuk bën sens. Ndërkohë një tjetër skandal përfshin parlamentin shqiptar ku 17 persona, familjarë të zyrtarëve, kryebashkiakëve dhe të huaj me shkollë të mesme ,paguhen deri në 2 mijë euro në muaj. Ja emrat
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, përgjatë një emisioni televiziv më herët u shpreh se: administrata është e shenjtë, pasuri kombëtare. Por, politika jonë akoma nuk e ka kuptuar këtë, duhet të ketë një marrëveshje partiake që të caktohet një nivel, që deri këtu ke të drejtë të ndryshosh, më poshtë mos prek. Më kujtohet kur u zgjodha president, kisha një muaj kohë , ishte periudha përgatitore. Thirra Sekretarin e Përgjithshëm të asaj kohe të Presidencës dhe i thashë që thuaju të gjithëve që unë nuk do prek asnjeri nga ato që punonin aty. Më vjen mirë që kjo traditë në Presidencë është ruajtur pak a shumë, nuk janë bërë këto përmbysjet si zakonisht, që fillojnë që nga roja e te shoferi. Ministri 40 vjeç, këshillari 25 vjeç nuk bën sens.

Sollëm në vëmendje deklaratën e ish Presidentit, pasi sot administrata publike ka dy probleme madhore: menaxhimin e burimeve njerëzore dhe cilësinë e tyre. Drejtuesit e kësaj administrate, të vendosur në mënyrë klienteliste ose militantiste, nuk mund të sigurojnë një menaxhim të qëndrueshëm efektiv dhe efikas të administratës publike.
Shqipëria duhet të jetë rasti më unik në botë ku në një kohë që numri i popullsisë bie në mënyrë drastike, rritet numri i të punësuarve në shtet. Sipas statistikave të Eurostat e të tjerave e kanë lënë mbi 1 milionë shqiptarë për të siguruar një jetesë më të mirë në BE apo Britani e SHBA. Në një kohë që vendi ynë regjistron këto shifra të zbrazjes së Shqipërisë, administrate publike, pra ata që punësohen për ti shërbyer qytetarëve të këtij vendi janë rritur në mënyrë eksponenciale ku flitet për 185,696 persona paguhen nga paratë e taksapaguesit shqiptar.




















