Alfred Moisiu: “Berati model i kulturës dhe qytetërimit botëror

508
Sigal

Dje në mëngjes duke parë shtypin e ditës dhe atë se çfarë kishte ngjarë gjatë orëve të natës, bie telefoni dhe një personalitet, por edhe mik i shtypit Ish-Presidenti Alfred Moisiu përshëndet dhe menjëherë me tregon një lajm që kishte lexuar në gazetë. Behej fjale për rrugën Ura –Vajgurore deri në Berat. Si ka mundësi, më tha Ish-Presidenti Moisiu, qe kjo rrugë, e cila të çon në qytetin muze të Beratit të jetë në këtë gjendje! Kur isha President bëra shumë përpjekje që Berati dhe Gjirokastra të kishin hapësira të konsiderueshme në prioritetet e UNESCOS. Dhe me përpjekjet e mia besoj se ja arrita qëllimit, pasi drejtuesit më të lartë të këtij organizmi u investuan dhe vazhdojnë të investohen për këto qytete dhe për Beratin 2400-vjeçar. Po jua tregojë këto, më tha z. Moisiu, për të thënë se atë që kemi ne si detyrim, rrugën që do ecin dhe qarkullojnë automjetet dhe autobusët e kompanive turistike, nuk e kemi në parametrat e duhura. Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe konkretisht pas krijimit të qeverisë Demokratike dhe udhëtimit të saj nga Berati në Elbasan dhe më vonë në Tiranë mbaj mënd që dy urat kryesore, që lidhnin Beratin me Tiranën, ajo e Kuçit dhe Ura-Vajgurore ishin të shkatërruara nga Gjermanët gjatë tërheqjes së tyre. Por aksi rrugor nga Ura – Vajgurore në Berat ishte më e mirë se sa ajo që pashë para pak muajsh kur isha me disa miq të huaj në Berat për të vizituar qytetin e “një mijë e një dritareve”. Miqtë e mi të huaj, adhurues të vlerave historike, ashtu sikurse edhe përfaqësuesit e UNESCOS dikur, kërkuan me forcë që shteti të mos lejojë që, rruga si pjesë e infrastrukturës të jetë në këtë gjendje mjerane. Më kujtohet shumë mirë, vazhdoi rrëfimin ish-Presidenti Alfred Moisiu, që e veçanta e Beratit, sipas të huajve, nuk është thjesht vendosja e shtëpive njëra mbi tjetrën, por e veçanta e madhe është se Berati është një qytet i populluar. Ky popullaritet ka filluar para 2400 –vjetësh dhe vazhdon edhe sot. Detyrimi i shtetit është që të krijojë mundësi që njerëzit të mos e braktisin Beratin por të jetojnë e punojnë në këtë qytet muze.

Bashkia Berat përzgjidhet si pilot për menaxhimin sipas standardeve europiane të mbetjeve urbane
Bashkia e Beratit është përzgjedhur nga USAID-i si bashkia pilot për studimin dhe menaxhimin sipas standardeve europiane të mbetjeve urbane, ku çdo studim do të kryhet në Berat dhe në bazë të rezultateve që do të dalin do të zbatohet më pas në të gjithë vendin. Përfaqësuesit e këtij projekti do të fillojnë në ditët në vijim studimin e produktit të mbetjeve urbane dhe peshimin për një javë të mbetjeve që nxjerrin familjet, ku janë përzgjedhur në çdo rajon nga 5 familje dhe 3 biznese dhe në bazë të rezultateve të një jave do të kryhet më pas edhe matja reale e mbetjeve urbane. Kryebashkiaku i Beratit, Fadil Nasufi është shprehur se, ky projekt parashikon menaxhimin e mbetjeve urbane me riciklim, të ndara sipas produkteve dhe sipas studimit të fizibilitetit të bëhet menaxhimi rajonal i mbetjeve urbane me impiantet bashkëkohore ose me landfille.