Alfred Cako për vaksinën: Po ndërhyjnë aty ku nuk ka ndërhyrë as Zoti, në fizikun e njeriut

432
Sigal

Konspiracionisti Alfred Cako ishte ditën e sotme i ftuar në studion e Breaking në Top Neës dhe bëri sërish thirrje për të mos u vaksinuar.

Sipas tij vaksina është pjesë e axhendës së atyre që duan të kontrollojnë botën dhe njerëzimin.

Cako shtoi se këta po mundohen të ndërhyjnë në atë që nuk e ka bërë as Zoti, në fizikun e njeriut.

“ Vaksina nuk do na shërojë, do bëhen mutacione, do shtojnë mutacionet. Do i shihni shifrat se si do shtohen. Thanë për qershorin që shiko po bien shifrat. Por se nuk e shpërndanë me avion në atë periudhë. Tani do e shpërndajnë në shtator jo vetëm në Shqipëri. Me dhjetëra vdekje që nuk i tregojnë, se më dërgojnë mesazhe. Këto Pipero e këto thoshin që laj duart, mbaj distancë se do kalojë, por unë i thosha që nuk do kalojë.

Por u them njerëzve që të durojnë, uroj 100 herë të jem i gabuar por masat e tyre po na dërgojnë aty ku duan ata. Këta po ndërhyjnë në atë që nuk e ka bërë as Zoti, po ndërhyjnë në trupin e njeriut. Këta po guxojnë të ndërhyjnë në fizik të njeriut, një njeri që duan ta vdesin kur duan ata, një njeri që nuk riprodhohet. Mbajeni mend, do shihni. Këta duan të krijojnë vetëm një Komb nga 2030, s’do të ketë më Shqipëri, Mal i Zi.

Do i vendosin një emër. Nuk do ketë më familje. Do jeni si skllevër të nënshtruar. Do ketë një Gjykatë të Lartë Botërore. Do ketë një polici dhe ushtri me robotë. Nuk do ketë më makina personale. Do ketë 700 milionë banorë. 300 familje do jenë që do kontrollojnë 700 milionë banorë. Do kontrollohesh me dron, s’ka më polici. Kjo është skema e tyre. Por njerëzit do kthehen aty ku kanë qenë, do largohen në male e fshatra,” tha Cako.