Aleatët e Luftës së II-të Botërorë vlerësojnë LANÇ-in, ndërsa kolaboracionistët shqiptarë e përdhosin

499
Sigal

Anglia i jep Shqipërisë statusin e vёzhguesit nё Aleancёn Ndёrkombёtare pёr Pёrkujtimin e Holokaustit

Shqipëria ngaqë  në këto 23 vite është futur  në terrin e errësirës së tranzicionit politik, pa mundur të gjejë dot rrugën e demokracisë europiane, kjo duket më qartë, se ne vetë ende nuk kemi një vlerësim të paanshëm për historinë tonë. Palët politike bëhen qesharakë përballë historisë, derisa secila më vete kërkon të ndërtojnë e të shkruajë historinë e Shqipërisë më vete, thua se kjo histori është një copë tokë e braktisur deri tani dhe partitë politike i dolën zot si pronarë të saj.

Politikanët në rolin e karagjozit historik

E Djathta politike në Shqipëri, duke dashur që të vendosë kufirin ndarës nga regjimi komunist që sapo rrëzoi, aktin e parë historik të saj – në emër të Demokracisë së re që donte të ndërtonte – ishte që të ndryshonte Ditën e Çlirimit të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore. Këta politikanë të rinj, që nga komunistë, brenda një nate, u vetë pagëzuan demokratë, sikur bindja politike të jetë këmisha e ditës që veshin e zhveshin përditë, e ndryshuan Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga 29 nëntor në 28 nëntor, jo aq nga padija dhe injoranca historike, por, thelbësorja, është se duan të mohojnë simbolikën që mbart në Histori 29 Nëntori i 1944-s. Kjo e Djathtë politike qëllimisht sot  mundohet të përdhosë LANÇ të popullit shqiptar kundër fashizmit dhe nazizmit me tmerret, terrorin  e diktaturën e sistemit komunist që u montua pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe kjo e Djathtë politike nuk e ka edhe kaq merak të dënojë dhunën e diktaturës komuniste të pasluftës, sesa kërkon që të marrë  sot revanshin historik të  kolaboracionistëve shqiptarë  të djeshëm, ndaj vetë LANÇ të popullit shqiptar. Kolaboracionistët shqiptarë në kohën e Luftës së Dytë Botërore ishin shërbëtorët dhe ekzekutuesit e fashistëve dhe nazistëve që gjakosën popullin, pa dallim feje, bindje politike.

Aleatët e Luftës së II-ë Botërore vlerësojnë LANÇ

Në kuadrin e 70 vjetorit të Fitores të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria vlerësohet dhe nderohet nga Aleatët për kontributin që dha me LANÇL, e cila e renditi Shqipërinë në krahun e Fitimtarëve. Kështu  Shqipёrisё iu dha dje statusi i vёzhguesit nё Aleancёn Ndёrkombёtare pёr Pёrkujtimin e Holokaustit (IHRA).Vendimi pёr dhёnien e kёtij statusi u bё i ditur gjatё sesionit të dytë plenar tё Kryesisё britanike tё IHRA-s, i cili është duke u zhvilluar në Mançester të Mbretërisë së Bashkuar. Ky status  i dhënë Shqipërisë është vlerësimi më maksimal që Aleatët dhe Fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore i japin kontributit të popullit shqiptar që mbrojti nga nazistët popullsinë hebraike që jetonte në Shqipëri. Ndërsa kolaboracionistët shqiptarë, si bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë, ishin zagarët që gjuanin, përgjonin dhe dorëzonin te padronët e tyre, nazistët, edhe popullsinë hebraike që jetonte në Shqipëri, sikurse vrisnin çdo partizan dhe nacionalist që luftonte nazistët. Kjo shpjegon përse sot pjella biologjike e kolaboracionistëve shqiptarë, e Djathta politike e mohon tërësisht LANÇL dhe kontributin që dha populli ynë në Fitoren përfundimtare mbi nazizmin!

Statusi i vёzhguesit nё IHRA për Shqipërinë

Statusi i vёzhguesit nё IHRA iu mundёson të gjithё tё interesuarve dhe ekspertёve shqiptarë tё fushёs akademike, historisё, kёrkimit shkencor, arkivave, arsimit dhe kulturёs që tё aplikojnё pёr projekte tё ndryshme kombёtare ose rajonale qё promovojnё bashkёjetesёn fetare dhe komunitare, tolerancёn, paqen dhe ndёrgjegjёsimin pёr shmangien e paragjykimeve mbi baza fetare e etnike.

Jakup B. GJOÇA