Albano Bogdo përplaset me policinë! Çfarë ndodhi?

216
Sigal

Vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan ka ndryshuar gjithë rrjedhën e qarkullimit normal të mjeteve në vendin tonë.

Për shkak se presidenti kishte shkuar në xhaminë e Et’hem Beut, i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e takimit të tij.

Por bllokimi në trafik për orë të tëra ka sjellë acarimin e gjithë drejtuesve të mjetit, mes tyre edhe aktorit të humorit, Albano Bogdo.

Ky i fundit ka dalë nga makina dhe duke bërtitur i ka kërkuar efektivët të Policisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.

Albano Bogdo është një aktor që njihet disi për provokime dhe për përplasje të shpeshta.

Në Shkodër pati zëra se ai u konfrotua fizikisht me disa nga qytetarët kur ishte i ftuar në stand-up comedy, se bëri një shaka me kalanë e Rozafët, gjë e cila nuk u tolerua.