Alarmi për bombë në Tiranë i rremë, brenda valixhes ka rroba

313
Sigal

Valixhja që alarmoi Tiranën sot për bombë është e mbushur me rroba.

Mësohet se pas kontrollit të kryer nga ekspertët dhe forcat e xhenios, rezultoi se brenda valixhes kishte rroba.

Valixhja që ngriti në këmbë njësinë antieksploziv RENEA dhe forcat xheniere ndodhej në anë të rrugës pranë Drejtorisë së Kufirit në zonën e Laprakës.