Akuzuar për korrupsion, mjeku Edvin Prifti në pushime me deputeten e zgjedhur të PS

475
Sigal

Mjeku kardiolog Edvin Prifti, i cili është nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, po shijon pushimet verore në një rezort luksoz në Prevezë, së bashku me deputeten e zgjedhur të Partisë Socialiste të Kukësit, Gerta Duraku.

Nuk dihet nëse Prifti dhe deputetja e PS-së kanë lidhje familjare, shoqërore apo nëse mjeku po merr me të mira pushtetin për t’i ‘shpëtuar dënimit të mundshëm’, por e rëndësishme është që ata po kalojnë një periudhë të bukur pushimesh në praninë e njëri tjetrit dhe familjarëve të tyre.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme mjeku Prifti dhe deputetja Duraku shihen të buzëqeshur duke pozuar me duart lart dhe në praninë e personave të tjerë.

Kujtojmë se disa javë më parë me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi në sekuestro 2 llogari bankare të kardiokirurgut Prifti i vënë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Konkretisht janë sekuestruar shumat 51.4 milionë lekë dhe 177 mijë euro, ndërsa nga hetimi ka rezultuar ngritja e një skeme të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Kardiokirurgu u vu nën akuzë rastësisht gjatë hetimeve për korrupsionin në gjykatën e Krujës ku nga përgjimet u zbulua edhe një rast korrupsioni në sistemin e shëndetësisë.