Akuzohet se vrau kunatën, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin e përjetshëm për Dashamir Xhepën

178
Sigal

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin e përjetshëm për Dashamir Xhepën.

Në 14 shkurt 2019 Dashamir Xhepa vrau gruan e vëllait, Lirie Xhepën, nënë e katër fëmijëve. Fillimisht Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dashamir Xhepën, por vendim ky që u apelua.

Ngjarja ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019. Lirije Xhepa u gjet e vrarë pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë.

Ai u arrestua dy javë pas krimit të rëndë, ndërsa dyshohet se e vrau kunatën për motive xhelozie. Pas krimit u largua në drejtim të qytetit të Peshkopisë ku kishte qëndruar në një nga hotelet e qytetit.

Xhepa u ndalua në momentin, kur ishte bërë gati për t’u larguar nga Shqipëria. Për këtë arsye u prangos edhe një miku i tij për përkrahje të autorit të krimit, cili do ta largonte me automjetin e tij në drejtim të pikës së Kalimit Kufitar të Bllatës.

Sipas grupit të hetimor dyshohet se Dashamir Xhepa kishte lidhje intime me të ndjerën.

Ajo u vra me armë zjarri dhe më pas ishte hedhur në disa shkurre, afër banesës së saj. Ishin banorët e zonës, të cilët njoftuan policinë mëngjesin e datës 14 Shkurt. Lirie Xhepa ishte nëna e katër djemve.