Alarmi i BERZH/ Vasili: Ekonomia shqiptare më në rrezik se kurrë, Rilindja vjedh miliarda euro me koncesione e PPP

112
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ngritur alarmin lidhur me gjendjen ekonomike në vend, për të cilën thotë se është në rrezik.

Në reagimin e tij, Vasili i referohet të dhënave nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim( BERZH) e cila “jep alarmin se PPP dhe garancitë për KESH dhe OSHE po cenojnë stabilitetin fiskal”.

Ndërkohë nga ana tjetër, Vasili thotë se qeveria, “hajdutet e rilindjes do të japin në vitin 2023 mbi 1 miliard euro koncesione te tjera. Ndërkohë hajdutët e rilindjes kanë marrë miliarda euro borxhe që po rrënojnë ekonominë shqiptare dhe atë të çdo familjeje”.

“Ekonomia e Shqipërisë është më në rrezik se kurrë!!”, thekson Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit:

Ekonomia ne rrezik, ekonomia e vjedhur, ekonomia ne buze te gremines‼️
E kemi paralajmeruar me kohe qe Edi Rama dhe qeveria po cojne ekonomine ne buze te gremines.

Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim( BERZH) jep alarmin se PPP dhe garancite per KESH dhe OSHE po cenojne stabilitetin fiskal.

Nderkohe, qe hajdutet e rilindjes do te japin ne vitin 2023 mbi 1 miliard euro koncesione te tjera.

Nderkohe hajdutet e rilindjes kane marre miliarda euro borxhe qe po rrenojne ekonomine shqiptare dhe ate te cdo familjeje.

Koncesione, PPP, borxhe me miliarda euro, tendera sekrete, tendera me dhjetfishin e cmimit, tendera me 99% te vleres kjo eshte lista e zeze e vjedhjes se miliarda euro nga Rama dhe rilindja.

Çdo dite e Edi Rames ne pushtet do te thote qindra milione euro te grabitura e te shperdoruara.

Ekonomia e Shqiperise eshte më në rrezik se kurrë!!