Akuzohet se përvetësoi pagesat e dritave të një qytetari, e pëson ish-punonjësi i postës

15
Sigal

Policia e Lushnjës ka nisur hetimet për një ish-punonjës të Postës Shqiptare, pasi akuzohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. G., ka përvetësuar një shumë parash, pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin R. G., 46 vjeç, banues në fshatin Belinë, ish-punonjës i Postës Shqiptare, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash (pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike).