Saimir Meçani, 36-vjeçari nga Lushnja i cili dy ditë më parë dyshohet se abuzoi seksualisht me gjyshen e tij të moshuar është vënë në prangat e policisë.
Uniformat blu bëjnë me dije se ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.
Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur.