Akuzohen se i vodhën rreth 720 mijë euro zyrtares së kryeministrisë, gjykata lë në burg pastruesen dhe djalin e saj

128
Sigal

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, të akuzuar për vjedhjen e një shume prej rreth 720 mijë euro.

Ata dolën sot para togave të zeza me kokën për të shmangur edhe fiksimin nga kamera.

I pari që hyri në kafazin e xhamit ishte 23-vjeçari Havier Dobi, i cili me pranga në duar.

Pas tij, pak sekonda më vonë, e shoqëruar nga policia, erdhi 49-vjeçarja por pa pranga në duar.

Nënë e bir u arrestuan për grabitjen e një shume prej 120 mijë euro në banesën e zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Pas vendosjes së tyre në pranga, policia kontrolli sërish banesën e tyre duke gjetur në tubat e aspirimit edhe rreth 400 mijë euro të tjera.