Akuza e fortë e bijës së Bashkim Koplikut: Im atë s’vdiq nga Covidi, por nga shteti

462
Sigal

“E pabesueshme për të gjithë. Për ju ishte Bashkim Kopliku për mua ishte im atë. Sa i drejtë që ishte, sa shumë bënte për gjithë njerëzit. Nuk vdiq nga COVID-19, por nga pakujdesia e shtetit. Ndërroi jetë pasi nuk kishte oksigjen. Vdiq kur po e dërgonim në avion në Itali për kurim më të specializuar”, tha ajo.

Familjarë, miq, të afërm dhe personalitete shqiptare i kanë dhënë lamtumirën e fundit në një ceremoni të mbajtur në ambient të hapur në qytetin e tij, Durrësin.

E bija e Bashkim Koplikut, deklaroi se i ati nuk ndërroi jetë nga Covid-19 por nga pakujdesia e shtetit.

Zv/ kryeministri i vendit në qeverisjen e parë të PD-së, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, duket se nuk ka vdekur nga pandemia Covid-19, sikurse shprehet e bija.

Ajo tha për mediat se gjendja e babait 77 vjeç ishte e qëndrueshme, por për shkak se Covid-19 i kishte prekur mushkëritë, kishte nevojë për oksigjen. Vajza e Koplikut gjithashtu tha se politikani vdiq në momentin kur po mobilizoheshin familjarisht për ta dërguar me avion jashtë vendit për mjekim të specializuar, pasi mjeti i fluturimit u vonua për të mbërritur në Rinas nga Turqia. Ajo gjithashtu shtoi se dhe ambulanca erdhi me vonesë në spitalin e Durrësit, ku ishte shtruar prej ditësh.

“E pabesueshme për të gjithë. Për ju ishte Bashkim Kopliku për mua ishte im atë. Sa i drejtë që ishte, sa shumë bënte për gjithë njerëzit. Nuk vdiq nga COVID-19, por nga pakujdesia e shtetit. Ndërroi jetë pasi nuk kishte oksigjen. Vdiq kur po e dërgonim në avion në Itali për kurim më të specializuar”, tha ajo.

Ditën kur u komunikua vdekja e zv/kryeministrit, ndër të parët që reaguan ishte kryeministri Edi Rama.

Ai e cilësoi si një mik të mirë, ndonëse nuk e kishte takuar kurrë nga pranë, veçse me mesazhe të shkëmbyera telefonike.