Aktivistja reagon ashpër ndaj Spiropalit : Imorale që e ndot fjalën grua

450
Sigal

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka qenë një nga emrat më të përfolur sot në rrjete sociale pas një deklarate të saj të bujshme për artistët. Duke folur në Parlament për shembjen e Teatrit Kombëtar, Spiropali ofendoi artistët që nuk kanë lejuar shkatërrimin e tij, duke i quajtur trushpëlarë.

Të jeni të sigurt që Teatri Kombëtar i Shqipërisë do të ngrihet aty më i mirë, më i bukur, më i fortë dhe më dinjitoz se kurrë. Nuk keni pasur teatër moj zonjë. Kanë qenë disa trushplarës aty e trushpëlarë që e mbajnë veten për korifenj”, u shpreh ministrja.

Kjo deklaratë e saj nuk është pritur aspak mirë dhe një nga ata që ka reaguar më ashpër në lidhje me të është aktivistja Elona Caslli. Kjo e fundit ka qenë një ndër personat më aktiv në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe përmes një statusi në rrjetet sociale është shprehur e indinjuar nga fjalët e Spiropalit.

Lexo edhe : Një trafikant nis punë drejtues në polici, një tjetër bëhet deputet…..

Caslli e ka cilësuar ministren si imorale dhe se përfaqëson atë që nuk duhet të jetë kurrë një grua.

Mund të shkruaj gjatë, por po vendos të të them vetëm diçka. Në këtë qytet mbiemri yt është kthyer në krahasim. Kur dikush do të përshkruajë një femër, e cila mishëron imoralitetin, vjedhjen dhe paditurinë thotë- Ajo është si Spiropali. Mbiemri yt është pasaportë e llumit njerëzor. Ndaj, veç mëshirës për ty si femër, nuk mund të ndihet gjë tjetër. Të quaj femër, sepse ti nuk mund të ngrihesh kurrë në nivelin e një gruaje. Ti e ndot fjalën grua, Spiropali. Post Scriptum- Ti përfaqëson atë çka një grua nuk duhet të jetë kurrë.”, ka shkruar aktivistja.

Më pas në një tjetër postim ajo ka sqaruar se i referohet ministres si imorale për shkak të mungesës së etikës e përgjegjësisë në ushtrimin e detyrës dhe se nuk ka lidhje me jetën e saj priavte.

Postimi i plotë i Elona Casllit

Kthjellim

Moral- Terësia e parimeve, normave dhe e rregullave që përcaktojnë sjelljen e një njeriu në shoqëri.

Fjalori- Shqip – Shqip

Të dashura gra,

Mungesa e moralit nuk përcaktohet vetëm nga marrëdhënia që një grua ka me burrin përkatës.

Në rastin konkret, e quaj pa moral Spiropalin për mungesën e etikës dhe përgjegjësisë në qëndrim, komunikim dhe në ushtrimin e detyrës së saj.

Gjithçka tjetër përveç kësaj nuk hyn në zonën time të interesit pasi përbën jetën private të Spiropalit.

Gjykimi im është për gruan- ministre për të cilën paguaj taksa dhe tek e cila vë re një mungesë të thelluar morali.

Dhe unë besoj fort se një grua- ministre duhet të peshojë fjalën, mendimin dhe veprimet e saj për sa kohë, ushtron një funksion të caktuar në kabinetin qeveritar, funksion për të cilin paguajmë taksa.

Pra, të dashura gra, mësoni se unë si taksapaguese e kam të drejtën ta quaj Ministren time imorale, kur kjo e fundit nuk respekton asnjë normë në ligjërim dhe veprim.

Post Scriptum- Morali përcaktohet nga marrëdhënia që kemi me të drejtën. Këtu fillon dhe mbaron përkufizimi i njeriut me ose pa moral.