Aksidentoi me makinë një vajzë 5 vjeçare, arrestohet shoferi në Vlorë

263
Sigal

Aksident me pasojë plagosjen e një vajze të mitur 5 vjeçare ka ndodhur në Vlorë.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë.

“Ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet shtetasi M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.