Presidenti i përgjigjet kryeministrit: Lidheni të Marrin (Rama) shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat

255
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës, i cilit tha se kreu i shtetit është frymëzuesi i plagosjes së militantit të PD në Kavajë.

Presidenti ka publikuar foton e autorit të plagosjes së aktivistit të PD në Kavajë, i cili gjendet në shoqërinë e kryebashkiakut socialist të Kavajës.

“Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?

Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?”,- shkruan kreu i shtetit.

Mesazhi i kreu të shtetit në Facebook:

“Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?

Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?

Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më 25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!

Shqipëria e shqiptarëve! 🇦🇱 Shqipëria në Bashkimin Europian! 🇦🇱🇪🇺

Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!”,- shkruan kreu i shtetit në Facebook.