Aksidentohet makina në aksin Kapshticë-Bilisht, plagosen babë e bir

146
Sigal

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, ndërsa të plagosur kanë mbetur babë e bir. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. Ç., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi me inicialet A. Ç., dhe shtetasi Dh. Ç., rreth 23 vjeç, pasagjer në automjet, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.