Këngëtari i njohur Ermal Fejuzullahu gjatë ditës së sotme ka pësuar aksident me makinën e tij “Range Rover” bejne me diej mediat kosovare.
Ngjarja ka ndodhur tek menza e studentëve. Këngëtari nuk ka pësuar lëndime, përveç dëme materiale.
Kështu deklaroi Bajram Krsaniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Po, në ora 18:30, tek semaforët tek menza e studentëve ka qenë një vet-aksident, nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi për mediat.