Aksidenti në Vlorë/ Shoferi po flinte gjumë në timon kur përfundoi në dyqanin e luleve

201
Sigal

Sot gjatë pasdites në Vlorë u regjistrua një aksident rrugorë. Një makinë tip Golf ka dalë nga rruga duke përfunduar në një dyqan lulesh.

Detaje e reja janë mësuar nga ‘Syri.Net’ bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin ka qenë në gjumë. Menjëherë pas aksidentit ka dalë i habitur nga makina duke u larguar në drejtim të paditur.

Për fatin e mirë nga ngjarja nuk ka pasur të plagosur.

Policia rrugore dhe grupi hetimit po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.