Aksidenti në Tiranë, policia jep detajet/ Përplasen dy makina, plagosen 3 persona

164
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur tek Pallati i Brigadave në Tiranë.

Sipas policisë, dy makina janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e 3 personave. Mësohet se 2 shoferët dhe pasagjerja janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2022, në Rrugën e Elbasanit, afër Pallatit të Brigadave, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S.

Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeria që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.