Aksidenti i rëndë/ Përplasen tre makina, 4 plagosur

533
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Luz në Fushë-Krujë.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa raportohet për 4 persona të plagosur.

Një mjet tip furgon ka godit nga pas një veturë, dhe kjo e fundit ka godit nga pas një tjetër mjet mikrobus me pasagjerë.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.