Aksidenti i rëndë në Tiranë, makina përplasi fillimisht vajzën, një mjek rastisi pranë të plagosurve

100
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi vetëm disa minuta më pak se një orë më parë në kryeqytet, pranë Kryeministrisë.

Automjeti “Mercedes Benz”, i cili përplasi një çift të rinjsh, ka goditur fillimisht vajzën dhe më pas djalin, ndërsa bëhet me dije se e reja është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit. Gjendja e saj paraqitet e rëndë pas përplasjes së fuqishme. Raportohet se ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, makina përplasi fillimisht

Po ashtu mësohet se fatmirësisht, me të ndodhur aksidenti, një mjek ka rastisur pranë dhe ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurit.