Aksidenti i rëndë në Tiranë, makina përplas të moshuarin, ndërron jetë në spital

284
Sigal

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë.

Policia njofton se një 71-vjeçar është përplasur nga një makinë, tek Instituti Bujqësor, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.