Mblidhet sërish Bordi, ja me sa do të shihet nafta, benzina dhe gazi nga sot

84
Sigal

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë: Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do  të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër, pra një ulje me 5 lekë nga dita e djeshme.

Çmimi i shitjes me pakicë e benzinës do të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër, me një ulje me 2 lekë.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet, me një rritje me 2 lekë.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 98 lekë/litër, me një ulje me 5 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.