Aksident në Tiranë, makina hipën në trotuar dhe përplas 2 këmbësorë

34
Sigal

Një aksident ka ndodhur sot në zonën e njohur si 9-katëshet në Tiranë. Një automjet ka hipur në trotuar duke aksidentuar 2 këmbësorë.

Policia njofton se rreth orës 13:10, tek 9-katshet, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues E. L me mjetin me drejtues A. M. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar, duke aksidentuar 2 këmbësor me iniciale J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç, të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.