Aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, makina del nga rruga, plāgoset shoferi

323
Sigal

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Balldre.

Një automjet ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plāgosur.

Mësohet se shoferi udhëtonte i vetëm në makinë, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit.