Aksident në Shkodër, përplasen dy makina, humb jetën 4-vjeçari

29
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka humbur jetën një fëmijë 4 vjeç.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, ku edhe personat e tjerë janë lënduar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.