Një aksident me vdekje se ka ndodhur sonte në Shkodër. Viktimë ka mbetur 68-vjeçari Llesh Peposhi.
Sipas njoftimit zyrtar nga policia bëhet me dije se rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur 68-vjeçarin.
I riu është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
“Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor).
Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti”- njoftoi policia.